Një aksident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në zonën “Kashëbardhë”.
Mësohet se një mjet që transportonte karburante është përplasur me një mjet bujqësor, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima nga aksidenti.
Sipas informacioneve të para, një nga drejtuesit e mjeteve nuk është nxjerrë ende nga makina.
Ndërkohë, policia ka ndërprerë qarkullimin në zonë dhe është duke hetuar shkaqet e aksidentit.