BallinaEkonomiTë dhënat/13.8% e prokurimeve publike më 2024 kishin vetëm një ofertues

Të dhënat/13.8% e prokurimeve publike më 2024 kishin vetëm një ofertues

spot_img
spot_img

Vit pas viti treguesit e konkurrencës në prokurimet publike po shënojnë rënie. Përqindja e prokurimeve ku kishte vetëm një ofertë është rritur me tej në vitin 2024.

Sipas databazës se prokurimeve publike nga fillimi i vitit deri në javën e parë të korrikut 2024 u zhvilluan gjithsej 18,341 procedura prokurimi, në të cilat 2540 ose 13.8 për qind e tyre kishin vetëm një ofertë.

Për të gjithë vitin 2023 ishin zhvilluar 25,137 procedura prokurim dhe 12,9 për qind e tyre ishin vetëm me një ofertë.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se, prokurimet me vetëm një ofertë ishin zakonisht shërbime të sigurimit, sigurisë, medikamente, udhëtime, shërbime hotelerie, karburante, pajisje sigurie, automjete etj.

Parimi themelor i prokurimit publik është konkurrenca e drejtë në mes operatorëve ekonomik. Në këtë mënyrë zhvillohet gara dhe rritet mundësia për të prokuruar mallra shërbime me çmime më të ulëta dhe më cilësore. Pjesëmarrja vetëm e një operatori ofron zero mundësi për negocim në çmim dhe gjithashtu ul pritshmëritë për cilësinë e mallit apo shërbimit publik që qeveria prokuron me fonde publike.
Vlera e prokurimit me vetëm një fitues ishte 6,7 miliardë lekë rreth 67 milionë euro në 7 mujorin 2024. Vlera e prokuruar për të cilën u shpall fituesi në të njëjtën periudhë ishte 64 miliardë lekë (64 milionë euro). Afërsisht 10 për qind e prokurimeve me fitues ishin me një ofertues në garë.

Shqipëria i ka të digjitalizuara sistemet e prokurimit. Regjistri i parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistri i procedurave të prokurimit publik të realizuara përgatiten elektronikisht dhe publikohen në Sistemin e Prokurimit Elektronik, ku janë të aksesueshme pa pagesë nga çdo i interesuar dhe në çdo moment.
Pavarësisht investimeve në teknologji dhe transparencës vit pas viti po rriten prokurimet me negocim dhe numri i pjesëmarrësve në gara po bie.

Burimet brenda APP pohuan se institucioni është në krizë për burime njerëzore në dy vitet e fundit. Hetimet e SPAK dhe presionet që duhen të mbajnë entet prokuruese nga drejtuesit po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ambientin për punonjësit e prokurimeve. Burimet nga APP pohuan se stafet po dorëhiqen, të rinjtë nuk ofrohen dhe ata që janë punë hezitojnë të firmosin.

Sistemi i prokurimeve publike është gjithnjë në fokusin e ndryshimeve ligjore dhe investimeve për transparencë më të lartë, por nga ana tjetër përqendrimi i operatorëve në gara po rritet vit pas viti. Pasojat shihen në rezultatet e garave ku pothuajse të gjitha përfundojnë duke prokuruar fondin limit ose duke e tejkaluar atë kur ka vetëm një pjesëmarrës./Monitor/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular