BallinaAktualitetInaugurimi i "Namazgjasë", shpërthen Ermir Gjinishi: Shembje e laicizmit, ndërhyrje brutale dhe...

Inaugurimi i “Namazgjasë”, shpërthen Ermir Gjinishi: Shembje e laicizmit, ndërhyrje brutale dhe teatër politik!

spot_img
spot_img

Teologu Ermir Gjinishi, ka folur për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë nga Presidenti turk, Erdogan dhe Edi Rama. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Gjinishi tha se kjo ngjarje shënon një ndërhyrje brutale në institucionet fetare të vendit tonë dhe është një “teatër i poshtër politik”. Teologu e quajti një “shembje të fortë të laicizmit” në Shqipëri atë që ka ndodhur me përjashtimin e KMSH nga inaugurimi dhe menaxhimi i xhamisë. 

“Ky nuk është evenimenti më i rëndësishëm për këtë shekull siç tha parafolësi, evenimenti më i rëndësishëm ka qenë shpallja e pavarësisë. Pastaj në vitin 90′, kemi rihapje dhe arritja më e madhe ka qenë rikthimi i lirisë fetare, pra nuk është kjo evenimenti më i madh, por sigurisht është i rëndësishëm. Fokusimi i një vizite të një presidenti shteti te xhamia, tregon mënyrën si e kanë trajtuar mediat dhe shteti turk xhaminë, sepse po merren vetëm me këtë.

Kemi 10 vjet që merremi me xhaminë. Turqia ka problem shumë të madh me gylenistët, ka akuzuar krerë të KMSH që i përkasin grupit të gylen. Ka patur një marrëveshje me zotin Rama dhe zoti Rama ka premtuar se do të mbajë qëndrime ndaj gylenistëve, gjë që nuk e kam parë.

Por, për t’u marrë me vizitën e sotme, kemi patur ndërhyrje brutale të autonomisë së insistucioneve fetare, shmbje të fortë të laicizmit shqiptar. Nuk mundet që institucionet fetare që janë autonome, pamë dy figura politike, që përuruan një objekt kulti dhe kreu i KMSH nuk ishte, i Zoti i shtëpisë nuk ishte, ky ishte teatri i poshtër politik. Jam më pak kritik me Erdogan sesa me kryeministrin tim, sepse një shtet i huaj mund të kërkojë ç’të dojë.

Rama mori përsipër të krijojë teatër, para dy muajsh emëroi një person tjetër, që e nxorri edhe në podcast. 

Islami shqiptar, sot Edi Rama legjitimoi ndarjen! Tani janë hedhur themelet e një komuniteti që e kanë disa turq, njëri Erdogan dhe tjetri Gylen. Ku janë shqiptarët?”, deklaroi Gjinishi. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular