Teologu Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se përurimi i Xhamisë së Namazgjasë nga presidenti turk Erdogan dhe lënia e kësaj xhamie jashtë juridiksionit të KMSH, është hapja e “portës” për islamin politik.
Gjinishi e konsideron këtë ngjarje, një ndërhyrje brutale në punët e fesë në Shqipëri.
“Sot e degjeneruan këtë histori. Nuk dua të fyej njeri, por politizimi, mënyra si u ndërtua dhe si menazhohet, mbajeni mend pas një viti do të flasim për myslimanë erdoganist dhe gylenist. KMSH e kanë marrë këta, në vend ta kthejmë në origjiniën e vet…
Këta gylenistët që thotë Erdogani nuk e kanë bërë këta grushtin e shtetit, por KMSH nuk duhet të jetë sektar, duhet të jetë gjithëpërfshirës.
Këtë duhet ta bëjnë shqiptart, por kur shteti ndërhyn dhe bën këtë zgjidhje të gabuar, krijon këtë portë, për të krijuar islamin politik dhe këtë nesër mos na thoni, shiko ju erdoganist, sepse këtë e bëri kryeministri dhe jo muslimanët.
Nuk mund të vijë një shtet, qoftë edhe presidenti i amerikës, sepse humb legjitimitetin, besimtarët shohin diku tjetër për ta gjetur. Prandaj kemi debatin. Sapo është hapur porta e islamit politik”, tha Gjinishi.