BallinaBota‘’Kemi nevojë për një sistem dypartiak’’/Ja premtimi i Harris nëse fiton zgjedhjet

‘’Kemi nevojë për një sistem dypartiak’’/Ja premtimi i Harris nëse fiton zgjedhjet

Zëvendëspresidentja, Kamala Harris shpalli të premten planin për të krijuar një këshill  dypartiak nëse zgjidhet presidente në zgjedhjet e 5 nëntorit.

“Demokracia jonë ka nevojë për një sistem të shëndetshëm dypartiak,” tha Harris në një postim në X.

Gjatë një fjalimi të saj në Arizona, Harris theksoi se do të përfshijë një republikan në kabinetin e saj, duke shprehur angazhimin për një qeverisje më gjithëpërfshirëse.

“Më pëlqejnë idetë e mira, kudo që vijnë,” shtoi ajo, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe diversitetit të mendimeve në administratën e saj.

Kjo iniciativë vjen në një kohë kur polarizimi politik në Shtetet e Bashkuara është në nivele të larta, dhe Harris synon të ndërtojë ura mes partive për të përmirësuar procesin e vendimmarrjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular