BallinaSocialeTë dhënat e Cens 2023: 108 mijë banesa të banueshme pa rrjet...

Të dhënat e Cens 2023: 108 mijë banesa të banueshme pa rrjet uji, zënë 15 % të totalit

Sektori i ndërtimit është përfshirë në zhvillime të vrullshme vitet e fundit, por cilësia e ndërtimeve për një pjesë të madhe të banesave në të cilat jetojnë njerëz është jashtë kërkesave të kohës. Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se 108 mijë banesa nga 726 mijë të tilla që janë të banueshme nuk kanë rrjet ujësjellësi brenda.

Siç shihet nga tabela bashkëngjitur, 28,899 shtëpi të banueshme më 2023 e kishin rrjetin e ujësjellësit jashtë banesës. Ndërsa rreth 72 mijë banesa të tjera e kishin rrjetin e ujësjellësit brenda ndërtesës, por jo në banesën ku banojnë njerëzit. Rreth 7000 mijë banesa në të cilat jetojnë njerëz nuk kanë asnjë lloj sistemi furnizimi me ujë. Mungesa e aksesit total në ujë tregon për varfëri ekstreme.

Sipas të dhënave të INSTAT, hyrjet dhe shtëpitë e banueshme pa ujë brenda zënë rreth 15% të totalit të banesave  të banueshme. Cens 2023 mblodhi informacion mbi numrin e banesave të zakonshme dhe karakteristikat e tyre, duke përfshirë shërbimet bazë, sipërfaqen e përdorur për banim dhe periudhën e ndërtimit.

Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0% të këtyre banesave, ndërsa 39,9% e tyre janë pallate. Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1%) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0%).

Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1%) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9% banesa të zakonshme të pabanuara. Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3% për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4% për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8%.

Rreth një e katërta (26,1%) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20-vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5%, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4%./ Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular