BallinaAktualitetIsh-të përndjekurit futen në grevë urie: Duam takim me kryeministrin, ja kërkesat...

Ish-të përndjekurit futen në grevë urie: Duam takim me kryeministrin, ja kërkesat tona

Disa ish të përndjekur janë futur në grevë urie, duke kërkuar që ti plotësohen disa kërkesa, ku më kryesorja është pensioni suplementar.

Agim Kollçaku, i cili ka qenë në grevë edhe në vitin 2012 ku u dogj Lirak Bejko thotë se duan takim me kryeministrin Rama.

Ai thotë se vetëm të vdekur “dalin nga greva e urisë”.

“Jam Agim Kollçaku, i dënuar me 16 vjet burg nga Spartak Braho.  Ne jemi grevistë të 2012 ku vdiq i ndjeri shoku jonë Lirak Bejko.

“Ne jemi hyrë të na thërrasë kryeministri se nuk bën, sepse ndryshe vetëm të vdekur do dalim që këtu. Pensionet tona suplementare të na i japin sic i jep gjithë Evropa. Duam punët e papaguara. Statusin tonë, godinën tonë e ka privatizuar Erion Veliaj. Por ta harroj se do ta marrë godinën e të përndjekurve.

Ndihmë unë kam një pension 160 mijë lekë. Jam në pikë të hallit se edhe jeta na është mërzitur”, tha Kollçaku.

Kujtojmë që më herët një prej grevistëve nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar me ambulancë në spital.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular