BallinaKryesorePS kërkon votim elektronik në Tiranë

PS kërkon votim elektronik në Tiranë

Partia Socialiste kërkon votim elektronik edhe për Tiranën në zgjedhjet e vitit 2025. PS i ka kthyer përgjigje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, me këtë të fundit që propozoi votim elektronik në Qarkun e Elbasanit dhe të Durrësit.

PS shprehet se në Tiranë, si qarku më i madh që prodhon 37 mandate, fleta e votimit do të administrohej me vështirësi nga votuesit dhe do të krijonte pengesa objektive.

Më tej në letrën drejtuar KQZ, PS nënvizon se qarku i Tiranës, ofron të gjitha kushtet optimale sa i takon burimeve njerëzore dhe infrastrukturës në tërësi për realizimin me sukses të këtij procesi.

Në të kundërt, kërkon PS, nëse KQZ e sheh të pamundur realizimin e votimit në tre qarqe, ai të realizohet vetëm në Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular