BallinaEkonomiSi do të gjurmohen të punësuarit me paga të nëndeklaruara? – Plani/...

Si do të gjurmohen të punësuarit me paga të nëndeklaruara? – Plani/ Ndryshojnë kriteret e riskut, kontroll sistemit të listëpagesave

Administrata tatimore do të fokusohet përgjatë këtij viti dhe në vijim në evidentimin e punonjësve jashtë listëpagesave të tatimeve apo atyre me nëndeklarim pagash.

Përmirësimi i analizave dhe shkëmbimit të të dhënave me palë të treta, do të jetë mekanizmi i përdorur  për të evidentuar të punësuarit në të zezë apo që nuk janë deklaruar me pagën reale.

Sa i takon punonjësve jashtë listëpagesave të deklaruara në sistem,  Administrata Tatimore do të identifikojë grupimet më të larta të punës së mundshme informale midis statistikave të fuqisë punëtore, që tregojnë aktivitetin e vërtetë ekonomik dhe numrin e punëtorëve.

Përputhja sistematike e të dhënave të palëve të treta Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Inspektoriati Shteteror i punës (ISHP) do të përdoret për të pasur efektivitet në identifikimin e tatimpaguesve të paregjistruar. Grupimi i madh i të ardhurave të deklaruara në ose nën pagën minimale gjithashtu do të jetë pjesë e auditeve dhe do të hetohen duke përdorur teknika analitike.

Në këtë drejtim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikon të marrë disa masa, siç është përcaktimi dhe krijimi i kontrolleve në sistemin e deklarimit të listëpagesave që parandalojnë shmangien e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Krijimi dhe përditësimi i kritereve të riskut në Modulin e Riskut që kanë të bëjnë me shmangien e pagesës së kontributeve te sigurimeve shoqërore. Po ashtu do të përdoret edhe marrja e informacioneve nga planet sektoriale mbi të dhënat dhe analizat e kryera si dhe si hap i fundit do të ushtohen organizohen  kontrolle në subjekte me risk të lartë  bazuar në përfundimet që rezultojnë nga kryqëzimi i të dhënave .

Përpos tërësisë së masave të mësipërme, do të organizohet një fushatë e gjerë kombëtare sensibilizuese mbi punësimin formal. Synimi i fushatës është që gradualisht do të informojë qytetarët në lidhje me përfitimet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular