BallinaAktualitetPrej 5 ditësh në intubim/Humb jetën në spital i moshuari u dhunua...

Prej 5 ditësh në intubim/Humb jetën në spital i moshuari u dhunua brutalisht së bashku me bashkëshorten

Ka humbur jetën pas 5 ditësh në intubim 80-vjeçari Namik Rustemi, i cili u dhunua së bashku me bashkëshorten e tij, 77-vjeçaren me iniciale A.R..

I moshuari ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit, por nuk ka arritur që të mbijetojë.

Ngjarja ndodhi më 13 Tetor në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi viktimës.

Autori i dyshuar, Ilir Nukaj për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij.

Namik Rustemi edhe pse ishte në kujdesin e mjekëve ka gjetur vdekjen. Ndërsa e shoqja pasi ka marrë mjekim ne spital është larguar drejt banesës së saj.

Njoftimi i policisë:

Fier

Ka vdekur 80 vjecari i cili disa dite me pare eshte dhunuar fizikisht sebashku me bashkshorten e tij ,nderkohe kapet dhe vihet në pranga autori. Ngjarja ka ndodhur ne Povelce te Fierit

80-vjeçari si pasojë e dhunës ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit. por ka vdekur sot ne spitalin rajonal Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan autorin shtetasin I. N., 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier,

Kjo ngjarje ka ndodhur ne fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit viktimes N.R, shtetasi I.N autori për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, shtetasin N.R, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhej i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, edhe pse ishte në kujdesin e mjekëve ka gjetur vdekjen Ndërsa shtetasja A.R bashkshortja e tij pasi ka marrë mjekim ne spital është larguar drejt banesës së saj.

Per kete ngjarje materialet procedurale i jane referuar Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.ku per autorin eshte dhene dhe masa e sigurise burg pa afat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular