BallinaAktualitetMakina përplas 2 të mitur me monopatinë në Durrës, dërgohen në spital

Makina përplas 2 të mitur me monopatinë në Durrës, dërgohen në spital

Një automjet ka përplasur 2 të mitur me monopatinë, mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 17, në Durrës.

Makina me drejtues shtetasin E. B., 19- vjeç, ka përplasur dy të miturit të dy të moshës 16-vjeç, të cilët si pasojë e plagosjes janë dërguar në spital. Policia bënë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

“Rreth orës 20:40 në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular