BallinaAktualitetDhunuan Klea Prengën, Gjykata merr vendimin për motrat Berisha! 

Dhunuan Klea Prengën, Gjykata merr vendimin për motrat Berisha! 

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Mariela Berishën nga “arrest me burg” që ishte, ndërsa la  të pandryshuar masën “detyrim për paraqitje” për motrën e saj, Antonela Berisha.

Sot u zhvillua seanca për rivlerësimin e masës për dy motrat, të cilat dhunuan disa muaj më parë me grushte dhe shishe qelqi Klea Prengën në një lokal në Tiranë, teksa kjo e fundit ishte duke darkuar me miqtë e saj.

Antonela dhe Marinela Berisha u vetëdorëzuan në polici mbrëmjen e së mërkurës (16 Tetor) pasi më shumë se dy muajsh në kërkim.

“Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se: Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular