BallinaAktualitetDosja “Partizani”/ GJKKO cakton datën e seancës paraprake për Sali Berishën

Dosja “Partizani”/ GJKKO cakton datën e seancës paraprake për Sali Berishën

spot_img
spot_img

GJKKO ka caktuar datën e seancës paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie lidhur me aferën e dosjes “Partizani”.

Burime bëjnë me dije se seanca paraprake për Berishën pritet të zhvillohet më datë 24 tetor, ora 12:00.

Mësohet se Flojera Davidhi do të jetë gjyqtare në seancën paraprake.Gjyqtarja paraprake do të vendosë nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim. Nëse fillon gjykimi, atëherë nis edhe përballja reale e ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi  me drejtësinë shqiptare,  i cili gjithashtu ndodhet prej gati një viti në arrest shtëpie.

Sali Berisha është me masë sigurie arrest në shtëpi që prej Dhjetorit 2023, pasi refuzoi të zbatonte detyrimin e paraqitjes.

Kryetari i PD, së fundmi është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv ndaj zyrtarëve të lartë në lidhje me hetimet e dosjes së ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular