BallinaAktualitetAtentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit! Ja...

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit! Ja sa vite burg do të vuajë nipi i ish-deputetit të PS

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar 5 anëtarët e grupit që akuzohen për atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja Aleksandër Lahos njohur si “Rrumi i Shijakut” e ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.

Kështu Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie. Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite.

Ndërkohë SPAK kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushte e mjete për të kryer atentatin, por që dënimi konvertohej me zbritjen e 1/3 së tij për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas Prokurorisë së Posaçme këta shtetas nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe mjetet për të kryer vrasjen.

Gjithashtu grupi kriminal, pas dështimit të objektivit, kanë siguruar kushte për të kryer vrasje edhe pas  atentatit të 1 nëntorit të 2019. Për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe me 35 vite burg Ariol Halili.

DENIMET

Ramazan Rraja 6 vjet burgim;
Genti Nderjaku 5 vjet e 4 muaj;
Bashkim Haxhija 4 vjet e 8 muaj
Endrit Sinani 4 vjet e 8 muaj;
Julian Pjetri 4 vjet e 4 muaj;

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular