BallinaSportFOTO/ Ka lënë pas Gjimshitin dhe Mitajn, Asllani jashtë podiumit. Ja kush...

FOTO/ Ka lënë pas Gjimshitin dhe Mitajn, Asllani jashtë podiumit. Ja kush është futbollisti më i mirë i Shqipërisë sipas UEFA-s

Cili është futbollisti më i mirë i Kombëtares shqiptare të futbollit? Nëse pyet tifozë apo ekspertë të ndryshëm, secili do të të thotë preferencën e tij për lojtarë të ndryshëm. Por për të përcaktuar “më të mirin” ka edhe një mënyrë tjetër, atë të statistikave.

UEFA prej vitesh përdor një sistem të renditjes së lojtarëve të kombëtareve që cakton pikë në bazë të statistikave të caktuara që përmbushin gjatë ndeshjeve. Dhe në bazë të kësaj statistike, ka edhe një renditje të lojtarëve aktual të kombëtares shqiptare.

Lojtari më i mirë sipas statistikave të UEFA-s aktualisht është Ylber Ramadani, i cili me 3035 pikë, renditet në vendin e 146 mes të gjithë futbollistëve europianë. Ai ka kaluar Berat Gjimshitin i cili mbante më parë këtë post, si dhe Mario Mitajn i cili renditet në vendin e tretë sipas listës së UEFA-s për Shqipërinë.

WhatsApp-Image-2024-10-18-at-9.39.08-PM-e1729282103150

Kristjan Asllani, protagonist në fitoren e fundit të Shqipërisë, mban vendin e katërt, ndërsa Nedim Bajrami vendin e pestë mes futbollistëve shqiptarë, teksa edhe këta të fundit pozicionohen mes 200 lojtarëve më të mirë të kontinentit në bazë të statistikave të UEFA-S.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular