BallinaKultureBujar Luca çel ekspozitën e tij me grafika dhe vizatime në Bibliotekën...

Bujar Luca çel ekspozitën e tij me grafika dhe vizatime në Bibliotekën Kombëtare të Rumanisë

spot_img
spot_img

Hapja e Edicionit të VI-të të “Ditëve të Kulturës Shqiptare” në Bukuresht Të hënën, më 14 tetor, u zhvillua në Bukuresht çelja e edicionit të VI-të të “Ditëve të Kulturës Shqiptare” në Bibliotekën Kombëtare të Rumanisë, duke filluar me ekspozitën e grafikës dhe vizatimeve të artistit të njohur shqiptar-francez, Bujar Luca. Kjo ekspozitë paraqiti për publikun rumun krijimet unike të artistit dhe shënoi një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Rumani. Në hapjen e ekspozitës, deputeti Bogdan-Alin Stoica, përfaqësues i minoritetit shqiptar në Parlamentin e Rumanisë, shprehu mirënjohjen ndaj Bujar Lucës për pranimin e ftesës së Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) për të ekspozuar në Bukuresht. Ai theksoi se për ALAR-in ishte një nder të mirëpresë një artist të nivelit ndërkombëtar, i cili kontribuon në forcimin e lidhjeve kulturore midis Shqipërisë dhe Rumanisë, por dhe vendit të tij kua ai jeton dhe punon për 35 vjetësh, Francës. Ekspozita e Bujar Lucës u vlerësua nga një panel personalitetesh të njohura të artit dhe kritikës. Artisti i njohur vizual rumun Nicolae Ionescu, një mik i afërt i komunitetit shqiptar dhe i Shqipërisë, foli për veprën e Lucës, duke vlerësuar cilësinë e epërme të veprave të ekspozuara, rafinamentin e rrallë, talentin, forcën sintetizuese dhe elementë të stilit të tij të veçantë. Emilia Persu, anëtare e Unionit të Artistëve Plastikë të Rumanisë, gjithashtu vlerësoi ekspozitën për qasjen origjinale të artistit, për talentin dhe forcën e artistit, për gjuhën artistike të zgjedhur. Të gjitha këto dëshmojnë se kemi të bëjmë me një artist të madh europian-shtoi zonja Emilia Persu. Shkrimtari dhe kritiku i njohur i artit, Luan Rama, i cili ndodhej në Bukuresht për promovimin e një vëllimi të tij në kuadër të të njëjtave aktivitete kulturore, ndau me publikun disa mendime mbi punën e Bujar Lucës. Ai e vlerësoi artistin për kapacitetin e tij të jashtëzakonshëm për të përçuar emocione përmes vizatimeve dhe grafikave të tij. Gjithashtu, Dr. Luan Topciu, koordinator i Qendrës Kulturore të Shqiptarëve në Rumani dhe kritik i njohur arti, analizoi vlerat estetike dhe simbolike të veprave të ekspozuara. Përmes një vështrimi krahasues midis gjinive të tjera të artit, por dhe me të ngjashmit e tij të artit botëror, ai vlerësoi faktin se ekspozimi i një artisti me të tilla përmasa në Rumani, është një eveniment i rëndësishëm kulturor. Në përfundim të aktivitetit, artisti Bujar Luca falënderoi organizatorët, ALAR-in dhe Bibliotekën Kombëtare të Rumanisë, për mikpritjen dhe mundësinë e ekspozimit të veprave të tij në ambientet e një institucioni kaq të rëndësishëm. Ai shprehu kënaqësinë e madhe për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të ngushta midis komunitetit shqiptar në Rumani dhe artistëve shqiptarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular