Një rrahje masive është regjistruar në një ndeshje futbolli në Serbi. Pas përfundimit të ndeshjes mes Poletit dhe Napredakut, në Ligës Lindore të Vojvodinës, futbollistët e të dyja skuadrave u përplasën me njëri-tjetrin.
Gjyqtari kryesor nxori nga xhepi i tij plot 10 kartonë të kuq. U nevojit ndërhyrja e disa policëve për të qetësuar situatën, teksa raportohet se do të ketë dënime për të dyja skuadrat.