BallinaKronikeDoli për të kullotur bagëtitë, por nuk u kthye më! Gjendet pa...

Doli për të kullotur bagëtitë, por nuk u kthye më! Gjendet pa shenja jete e moshuara. Policia dyshon se…

E moshuara e cila një ditë më parë humbi kontaktet me familjen, pasi kishte dalë për të kullotur bagëtitë është gjetur sot pa shenja jete.

Policia me anë të një njoftim zyrtar sqaron se 82-vjeçarja dyshohet se ka rrëshqitur për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Ndërkohë nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vuante nga sëmundja e kujtesës (skleroza).

Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryehet ekspertizimi mjeko-ligjor.

Njoftimi i policise

Elbasan/Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për largimin nga banesa të shtetases M. Q., iu informojmë se pas kërkimeve intensive në terren, mëngjesin e sotëm, u gjet nga shërbimet e policisë, në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete shtetasja M. Q., 82 vjeçe. Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vunate nga semundja e kujtesës (skleroza).

Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryehet ekspertizimi mjeko-ligjor.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentinin me prova ligjore të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular