Tre janë prokurorët që kanë në dorë dosjen e Ilir Metës, Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani.
Bëhet me dije se Ilir Meta u arrestua për dosjen e skandalit të lobimit të Partisë së Lirisë në SHBA, asokohe LSI, dhe CEZ DIA. Të dyja dosjet janë bashkuar në një, ndërkohë që familjes Meta po i hetohet edhe pasuria.
Tre janë akuzat që rëndojnë ndaj Metës, korrupsion në 3 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.