Partia Socialiste ka rivendosur posterin e kryeministrit Rama në selinë e PS, pasi ajo u dogj gjatë tubimit të opozitës më datë 7 tetor.
Në aktivitetin e organizuar në selinë e PS e cila u sulmua nga përkrahësit e opozitës me molotov, Edi Rama ka mbajtur aktivitetin “Deputeti qe duam”.
Gjatë këtij aktiviteti ra në sy dhe fakti se posteri i djegur i kreut të PS është rivendosur siç ishte, ndërkohë që godina e PS është restauruar pas sulmeve më bomba molotov