Ditën e sotme, u arrestua ish-presidenti Ilir Meta, në lidhje me hetimet e zhvilluara prej disa kohësh nga SPAK për çështjen “CEZ-DIA”, për të cilën ai është paraqitur 2 herë në SPAK. Lidhur me këtë dosje ka pasur edhe një hetim pasuror për të dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.
Nga ana tjetër, fiks një vit më parë, më 21 tetor të vitit 2023, do të arrestohej dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Në këtë ditë, edhe Berisha u vu në masën e detyrimit për tu paraqitur për çështjen “Partizani”.
Për dy aleatët e vjetër duket se tashmë edhe 21 tetori do jetë një datë që do i bashkojë.