BallinaAktualitetIsh-prokurori tregon sa vite burg rrezikon të dënohet Ilir Meta

Ish-prokurori tregon sa vite burg rrezikon të dënohet Ilir Meta

spot_img
spot_img

Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se ish-presidenti rrezikon deri në 15 vite burg për 3 akuza që SPAK ka formuluar ndaj tij. Beçi dënoi edhe mënyrën e dhunshme të arrestimit të ish-presidentit.

Ka një procedurë standarde që realisht duhej të ndiqej. Mund të shmangeshin këto skena të arrestimit sepse i arrestuari ka qenë disa herë vetë në SPAK. Një skenë të tillë mund të bëhej nëse ky zotëria do t’i shmangej SPAK-ut dhe policia t’i bënte thirrje dhe ta arrestonte.

Këto mund të kthehen në problematikë edhe për personat që janë rrotull aty. Mjaftonin dy patrulla policie me logo sepse është ish-presidenti dhe jo një person që po shkëmbente drogë. Duhet të ndërhyjë edhe prokuroria duhet të hetojë. Nëse e kanë ndjekur nga Kosova, arrestimi i presidentit nuk mund të bëhej në mes të rrugës, por në zyrë apo shtëpi.

Duke patur parasysh akuzat Ilir Meta rrezikon të dënohet deri në 15 vite burg. Pastrimi i produkteve të veprës penale ka 7-15 vite burg. 20 vite nuk lejohet se është deri në 15 vite”– tha Beçi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular