BallinaKryesoreArrestimi i Ilir Metës, reagon delegacioni i BE në Shqipëri

Arrestimi i Ilir Metës, reagon delegacioni i BE në Shqipëri

spot_img
spot_img

Zyra e delegacionit të BE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta një ditë më parë.

I pyetur nga News24, zyra e BE në Tiranë thotë se nuk komenton çështjet që janë në hetim.

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua të hënën më 21 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi zyrtarisht në mbrëmje se arresti në burg është një ndër masat e sigurisë, pas hetimeve e nisura në vitin 2019 mbi “veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA”, një procedim ky që më pas u bashkua në vitin 2024 me çështjen tjetër të nisur në vitin 2022 për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”.

Meta është person nën hetim i dyshuar për “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” në tre raste, dy nga të cilat në bashkëpunim, për “pastrim të produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”. Për të njëjtat akuza dyshohet edhe Monika Kryemadhi, nën detyrim paraqitje.

Po ashtu, personi nën hetim Piro Xhixho, tashmë me “arrest në shtëpi” dyshohet për “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror.

Ndërsa person nën hetim Ema Çoku, me detyrim paraqitje, dyshohet për “pastrim të produkteve të veprës penale” e kryer në bashkëpunim.

Në njoftim thuhet se janë dokumentuar disa episode ku Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre dhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

“Është provuar se ish-ministri i ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës, Ilir Meta ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje, një kontratë për asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura”, njofton SPAK-u.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular