Ilir Rusi është kryetari i ri i KLGJ-së i zgjedhur si anëtar nga radhët e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës.
Ai zotëron titullin “Profesor i Asociuar” dhe është diplomuar për gradën shkencore “Doktor” në të Drejtën Civile nga Universiteti i Tiranës. Gjatë dy viteve të fundit, Ilir Rusi ka mbajtur funksionin e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjatë mbledhjes së sotme, KLGJ deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të Naureda Llagamit dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, Violanda Theodhori.