Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të vizitojë Tiranën pasditen e sotme (23 Tetor 2024).
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00 ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Pas takimit, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Rreth orës 17:00, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të nisë me vizitën në Tiranë të mërkurën e ardhshme turin e saj në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Turi ka për qëllim të shprehë përkushtimin e institucionit që ajo drejton për afrimin e rajonit drejt Bashkimit Europian.
Pjesë e turit është edhe Prishtina, ku ajo do të udhëtojë më 26 Tetor për t’u takuar me Kryeministrin Albin Kurti e me Presidenten Vjosa Osmani.
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, si kusht për afrimin e dy vendeve me BE-në është kryetemë diskutimesh, jo vetëm në Prishtinë por edhe në takimin me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd më 25 Tetor. Gjatë këtij turi, Von der Leyen do të vizitojë edhe Shkupin, Podgoricën dhe Sarajevën.