BallinaPolitike'SPAK nuk gabon', Ngjela për arrestimin e Metës: Gjendja është pastruese ndaj...

‘SPAK nuk gabon’, Ngjela për arrestimin e Metës: Gjendja është pastruese ndaj krimit shtetëror

spot_img
spot_img

Avokati Spartak Ngjela komentoi në ‘Frontline Interview’ arrestimin e ish presidentit dhe kreut të PL-së Ilir Meta. Ngjela theksoi për Marsela Karapançon se ishte diçka që pritej, por vetë Metës nuk ia priste mendja se do arrestohej në një moment të tillë.  

‘Ashtu si kishte shpërthyer media, pritej. Që do shkonte në gjyq nuk diskutohej. Brenda procedurës ishte. Mund të kenë pasur edhe informacione të tjera. Pashë mënyrën e arrestimit. Shumë e forcuar. Ajo procedurë nuk ndiqe gjithmonë. Ky ka qenë president dhe ka truprojat. Po të arratisej merrte azili politik se ka qenë president. Por nuk ia mori mendja këtij, mendoj unë. Nuk e ka pritur, i ra befas.’
Sa i përket akuzave të partisë së Metës se u tentua rrëmbimi i tij, Ngjela i hedh poshtë duke thënë se SPAK nuk gabon. Ndërsa një pafajësi do e forconte Metën shumë politikisht.

Pse nuk e rrëmbyen? Bashkëpunëtorët kanë të drejtë të të mbrojnë. Pyetja është a i ka bërë ato që akuzohet. Do ti shohim me gjyq. Një pafajësi e këtij e forcon shumë. SPAK nuk gabon këtu. Do e shikojmë kur të fillojë procesi gjyqësor. Do dëgjojmë mbrojtjen. Pyetja është kjo, ka qenë i korruptuar? Kur të gjithë të thonë se je hajdut, dhe ti thua se je i ndershëm, je hajdut.’
Sipas Ngjelës, po vijohet në Shqipëri me një proces pastrimi nga krimi dhe korrupsioni i lartë shtetëror.

‘Ne shqiptarët kemi një shprehje, më mirë syri se sa nami. Është një zv.kryeministër, janë 4 ministra, kryetarë bashkish. Janë edhe një ish president dhe ish kryeministër. Gjendja është pastruese. Në gjuhën tonë është purgo. Purgo kundër krimit shtetëror.’
‘Korrupsioni është sëmundje e barabartë. Si andej dhe këtu. Atje është më e vështirë. Se ata dinë të fshehën. Këtu jo. Hajdut është ai që di të fshehi.’
Ndërkohë lidhur me aksionin e pritshëm të opozitës që synon destabilizimin, Ngjela thotë se kjo është e pamundur.

‘Destabiliteti është i vështirë pasi pushtetin e kanë këta. Do vrasin policët? Është nocion abstrakt. Pse nuk vranë? Nuk kanë mundësi të bëjnë më shumë. Nuk ka ndodhur në perëndim dhe europë dhe as këtu nuk do ndodhi, që hajdutët të bëjnë lëvizje popullore. Është imposibilitet absolut. Sepse hajnia e këtyre, karakteri vjedhës, shoqëria shqiptare ashtu flet. Opinioni publik ashtu thotë, janë të korruptuar. Rëndësi ka ç’thonë njerëzit, janë të aftë të rrëzojnë paragjykimet.’
Vetë opozita me asgjësimin politik të dy liderëve të deritanishëm, do të forcohet. Por problem mbetet sipas Ngjelës kjo opozitë aktuale ka narrativën politike që nuk ngjit tek njerëzit vetëm me akuza.

‘Opozita forcohet. Liderët kanë vota? Nuk fitojnë dot kurrë ata. Nuk kanë vota. Rama e dëmton. Koshiencën e Ramës e dëmton largimin e Saliut. Nuk duhet të ngatërrojmë forcën e PS  me forcën e Ramës. Nuk e kemi parë Ramën të dali jashtë partisë. Është nën partinë, dmth është skllavi i partisë. Është shoqëri e majtë kjo. Na e kanë thënë ndërkombëtarët. Dhe kjo vjen nga regjimi komunist.’
Sipas Ngjelës, Rama nuk do ishte ky që është pa Partinë Socialiste. Është PS ajo që ka një elektorat të madh për shkak se është populli i majtë.

‘Nuk ka kaluar pa afekt ai regjim. Kam qenë në fushata me ta, ku mundeshin ata. Popullsia ishte e majtë, janë votat e tyre. Që të mundësh këta duhet të kesh verb. Duhet elokuencë e madhe për mendim të ri politik. Opozita s’ka ide për program. Shan vetëm kundërshtarin. Nuk kanë vlerë në politike, duhen ide që të afektosh opinionin publik. Ide janë për zhvillimin kombëtar.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular