Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e lumtur që ka nisur nga Shqipëria turneun e saj disa ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Përmes një postimi në “X”, ku ka ndarë momente nga takimi me kreun e qeverisë në kryeministri, von der Leyen shprehet se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së.
“Është rezultat i një pune shumëvjeçare. I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim, dhe po shpërblehet”, shkruan ajo më tej.
Reagimi i Ursula von der Leyen
Gëzohem që nis turneun tim në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri me mikun tim Edi Rama. Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së.
Është rezultat i një pune shumëvjeçare. I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim, dhe po shpërblehet.