BallinaKryesore“Duam të hyjmë në një fazë të re”- Rama me presidenten e...

“Duam të hyjmë në një fazë të re”- Rama me presidenten e KE: Ne e dimë sa vështirësi duhej të kapërcenim për ta kthyer BE me sytë nga Ballkani Perëndimor

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, në Tiranë, është shprehur se pas çeljes së grupkapitujve të parë, Shqipëria do të hyjë në një fazë të re.

Rama: Sot kjo fjali i përket historisë, sepse sot keni ardhur në Shqipëri, pasi Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim dhe ka hapur grupkapilluin e parë, duke mbyllur fazën e re. Duam të hyjmë në fazën e re, që kur të vijnë këtu të thoni ne duam Shqipërinë në BE.

Ne jemi të vendosur dhe sic ju e dini, skuadra jonë ka treguar se është në lartësinë  duhur për tu përballur me këtë sfidë. E dimë që sfida shkon duke u bërë më e veshtare, sepse bëhet fjalë për një sërë detyrash. Nuk po them sa janë që të mos tronditet askush, por janë mijëra dhe janë detyra të cilat duhet të përkthehen në ligje akte nënligjore, por edhe në prova të zbatimit të tyre.

Nga ana tjetër, është vizatë e veçantë kjo edhe për faktin që sot, pas kësaj konference do të përshëndesim studentët dhe pedagogët e Kolegjit të Europës në Tiranë.

Nga ana tjetër janë këtu bashkë me ju edhe për të konfirmuar dhe aafirmuar të gjitha ato që Shqipëria i ka demonstruar në këtë rrugë të përbashkët, aspektin e të qëndruarit krah për krah, duke përfshirë pa kursim proceset që janë vlera dhe sfida që na bashkojnë dhe e gjithë kjo qasje vetëm do të forcohet dhe konsolidohet në vijin, jo vetë  duke dëshmuar realizimin e detyra, por edhe qëndrueshmëri në spektin e afirmimit të vlerave që bashkojnë këtë komunitet.

Nuk dua të zgjatem më shumë, sepse as çeljes së negociatave dhe ne momentin kur fillon turin, ka më shumë interes se cfarë don i të thoni ju.

Dua ta mbyll me një falënderim shumë të ndjerë dhe të posaçëm sepse pa vendosmërinë tuaj, oa mbëstetjen e pakushtuar të KE, pa bashkëpunimin e përbdistsgëm me misionin e KE në Tiranë, pa ndërveprimin e vazhdueshëm me ata në Bruksel, kjo ditë nuk do të kishte ardhur.

Ne e dimë shumë mirë sa vështirësi duhej të kapërcenim për ta kthyer BE me sytë nga Ballkani Perendimor, për ta afruar aë më shumë. Shumë faleminderit në emër të të gjithë shqiptarëve. Ne shqiptarët jemi të ndarë pothuajse në cdo gjë, jemi në gjende të bëjmë debat për ngjyrën e murit, për orën apo për datën, por ka një gjë për të cilën shqiptarët nuk kanë asnjë debat, që vendi i Shqipërisë është në BE dhe e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të ndërtohet në BE. Nëse ka një mision të të gjithë shoqërisë, forcave politke, është të konstribuojnë që kjo të ndodhë më shprehjet. Mirësererdhët në vendin më pro BE-së në Europë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular