BallinaEkonomi231 mijë punonjës, pagë deri në 40 mijë lekë – Shifrat/ 69%...

231 mijë punonjës, pagë deri në 40 mijë lekë – Shifrat/ 69% e subjekteve në “shënjestër”, aktivizohet sektori i krimit ekonomik

spot_img
spot_img

Qeveria ka mbledhur të dhëna sa i takon numrit të subjekteve që do të jenë në shënjestër të reformës antiinformalitet, ku rezulton se 69% e numrit total të sipërmarrjeve që operojnë në vend kanë probleme me informalitetin gri. Nga 662 mijë vende punë të deklaruara, 33% e tyre janë nën apo në pagën minimale.

Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: “Rezultojnë 63 për qind e subjekteve në shkelje me elementë të informalitetit gri, siç janë  mosdeklarimi i pagës, mungesë e kontratës, moskalim i pagës në sistemin bankar për punonjësit. Punëmarrësit informalë rezultojnë me rritje në masën 29%.  Po pilotojmë një sistem inovator i cili bën të mundur që të na japë të dhëna që janë të përpunuara përmes një algoritmi të ri që mundësonin të dhëna të kryqëzuara për inspektimin”.

Iilir Binaj, Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve: “Nga të dhënat e tatimeve rezulton se nga 662 mijë vende punë të deklaruara, duke përjashtuar të vetëpunësuarit, 10 % janë nën pagën minimale dhe 22.9 % janë me pagë minimale. Në total janë  231 mijë apo  33% e vendeve të punës me paga më të vogla apo paga minimale. Sektorët janë tregtia, turizmi dhe ndërtimit. Është duke përfunduar evidentimi i mosdeklarimti të tatimpaguesve dhe jemi në fazën e njoftimit të tatimpaguesve për të bërë deklarimet”.

Për të adresuar këtë situatë, në terren do të jetë më aktiv edhe sektori i krimit ekonomik.

Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm: “Informaliteti do të trajtohet si akt i pastër vjedhjeje, punësimi i paligjshëm, mospagimi i taksave dhe të ardhurave, shpërdorimi i detyrës nga ana e administratorëve, moslëshimi i kuponit tatimor, përbëjnë në krim ekonomik. Sektori i krimit ekonomik nga sot do të bëjë kontrolle dhe hetime të thelluara, për të ndëshkuar ato grupe që përfitojnë nga informaliteti.

Ministria e Financave, parashikon që në kuadër të strategjisë afatmesme të të ardhurave,  projektohet që  të përfshihen 40 mijë të punësuar të rinj në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe të rriten deklarimet për 100 mijë të punësuar deri në 2027.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular