Nga Shemsi Prençi
Gjatë vitit 2024 Kryeministri dhe shpura e tijë e qeverisë në mënyrën më të paskrupullt mashtruan “ushtrinë” prej më shumë se 700 mijë pensionist, se gjoja do garantonte për ta, indeksimin dhe rritjen e pensioneve si asnjëherë dhe në asnjë vend tjeter në botë, ndersa në fund propoganda mashtruese perfundoj me një rezultat zhgënjyes për gjithë shqiptarët pasi indeksimi i pensioneve ishte 4-7 bukë shtesë në muaj për çdo pensionist, ndersa rritja ishte “0”!
Pastaj i’u turr me kërcënime biznesit se i ka dalë fundi thesit.
Jo Kryeministër! Thesi nuk mbushet duke favorizuar oligarkët me divident 8% dhe duke masakruar biznesin e madh e të mesëm dhe duke hartuar strategji konçesionesh e tendera pa garë si ai i tunelit Llogarasë ku vodhët plot 50 milion euro me një të rënë të lapsit apo me inceneratorët që nuk ekzistojnë e për të cilët ke premtuar dorëheqje, ndërkohë që paguan magjen çdo ditë, çdo muaj e çdo vit pasi keni marrveshje për votën me ta.
Është shumë e qartë për Shqiptarët argumenti që sjell ish Ministri më pro Evropian i qeverive te PS, Ditmir Bushati i cili thotë: ” duhet studiuar e ndryshuar modeli ekonomik i qeverisë së majtë socialiste” se nuk ndalet eksodi dhe nuk rriten pensionet me mashtrime.
Unë i besoj Ditmir Bushatit dhe jo Kryeministrit mashtrues serial edhe pse Kryeministri Edvin Rama sot nis turin e mashtrimeve me diasporen në USA dhe në Greqi.
Jam i bindur dhe apeloj çdo emigrant kudo nodhet, se Edvin Rama, nuk ka ndryshuar, por ka ndryshuar modelin e mashtrimeve per të garantuar pushtetin e përjetshëm me bandat kriminale, deputetët e inkriminuar e pjestar aktiv të grupeve të strukturuata kriminale dhe administratën e korruptuar që vjedh çdo ditë shqiptarët e më shumë kontributin e diaspores për të mbajtur pensionistet e lënë në mëshiren e fatit nga qeveria e Edvin Rames nën minimumin jetik me të ardhurat më të ulta në vendet e Ballkanit.
Kujdes Shqiptar se Rama ka hapur thesin e ri te mashtrimeve!
Unë do ta denoncoj këtë veprimtari kriminale publikisht dhe me të gjitha lidhjet e mia me personalitet dhe diasporen në USA dhe Europë, ndaj ju lutem bëjeni dhe ju nëpërmjet lidhjeve Tuaja që ta luftojmë këtë të keqe të madhe për Shqipërinë.