Nga Shemsi Prençi
Sot me arrestimin e ish deputetit të Qarkut Durrës Jurgis Çyrbja, ku SPAK mes akuzave të tjera i ka atribuar edhe krimin zgjedhor, vertetohet plotësisht se votat e Opozites në zgjedhjet e vitit 2021 në Durrës dhe sidomos votat e mia si kandidat në ato zgjedhje u blenë dhe u grabitën, duke përdorur fondet e rindërtimit dhe presionin përmes grupeve kriminale.
Realisht këto fakte janë denoncuar publikisht dhe në takimet me faktorët monitorues të zgjedhjeve,duke i’u ofruar fakte dhe dëshmi sesi “familjet kriminale” të kandidatëve të Partisë Socialiste Lefter Koka, Jurgis Çyrbja dhe Rrahman Rraja, kishin përdorur paranë dhe kërcënimet në Kënetë, Shijak, Xhafzotaj, Sukth, Rrushkull, Manëz, Fushë Krujë, Nikel, Tapizë etj.
Sot të tre këta deputet gangster të Partisë Socialiste nuk janë pjesë e Parlanentit Shqiptar por banor te Drejtorisë Pergjithshme të Burgjeve bashkë me miq e pjestarë të familjeve dhe bandave të tyre.
Ky fakt më bën të ndërgjegjshëm dhe të ndjeshëm t’i drejtohem elektoratit të qarkut Durrës me një kujtesë, se cilët modele kanë mbështetur qoftë dhe duke shitur voten.
Veçanërisht dy fjalë i kam me bashkqytetarët e mi nga Dibra të cilëve u kisha thënë se kandidatet e PS, nuk do mund ta mbyllin me sukses mandatin pasi janë pjesë e botes së krimit.
Miq te dashur vendimi për tu ndarë me të keqen, pavarsisht bindjeve politike duhet marrë me vendosmëri, pavarsisht se mua që më njihnit, nuk më besuat para 4 viteve kur ju thoja këtë të vertetë që SPAK ju servir juridikisht sot.