Arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta ka shkaktuar debate në studion e emisionit “Open” në News 24.
Alfred Lela tha se arrestimi i Metës do të ndikojë zgjedhjet e 2025-ës. Për Zekthin pohimi i Lelës është absurd.
Pjesë nga debati
Alfred Lela: Arrestimi do ndikojë shumë në zgjedhjet e 2025. Kjo është faza e tretë dhe përmbyllëse për të çmontuar një opozitë që ka të metat e veta, nuk po them që është një opozitë që mund ta fusësh në Vatikan e mos të dalë asnjë mëkat. Këta njerëz janë të votuar nga populli. Fitimi shpreson që të ikin të gjithë këta që votohen më shumë në opozitë dhe ti hapen dyert Lul Bashës.
Zekthi: Pse fallxhor je ti? Ore unë e di që je fallxhor në shumë raste por jo në këtë rast. Ky është gabim epistemik.
Lela: Më duket se i ngatërron pak deklaratat politike me faktet kur thua që del Blinken mbështet reformën në drejtësi, ama harron të thuash më thelbësoren, raportet e departamentit të shtetit thonë një gjë tjetër, ka një mal me kritika dhe vërejtje.
Zekthi: Nuk mund të themi që ata të përkrahin një bandë kriminale, siç thoni ju për SPAK dhe mazhorancës.
Zekthi: Kam zotin dëshmitar që unë dua të ikin të gjithë të korruptuarit.
Lela: Dosjet që SPAK ka hapur që mund të godasin shtetin kanë ardhur nga jashtë, nuk është asnjë e SPAK të gjitha kanë ardhur nga jashtë.
Zekthi: Po Arben Ahmetaj nga jashtë ka ardhur?