BallinaKronikeEksperti i sigurisë zbulon detaje nga jeta e Metës në qeli: Po...

Eksperti i sigurisë zbulon detaje nga jeta e Metës në qeli: Po mbahet nën survejim! Dy arsyet për këtë masë janë…

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në emisionin “Real Story” në ABC News foli për arrestimin e Ilir Metës, dhe sjelljet e këtij të fundit, duke u ndalur te mënyra e reagimit gjatë arrestimit..

Gjatë intervistës, eksperti Softa sqaroi se ish-presidenti Meta është në survejim për të evituar ndonjë situatë dhe sipas tij arsyeja tjetër është për të mos dhënë arsyeje apo thënë që mund të jetë keqtrajtuar.

“Është në paraburgim sepse është një procedurë për faktin se mund të kemi ngjarje që duhet t’i evidentojmë. Dhe tjetra është për shkak të karakterit të tij dhe tipareve të tij. Dhe mund të them që operacionet që kryhen duhet të regjistrohen. Por komentet janë bërë nga kamerat amatore. Zoti Meta ka një karakter të fortë që është shfaqur në disa momente, kujtojmë momentin kur ishte në Parlament dhe zonja Topalli ishte kryetare, në atë kohë dhe ka pasur një shpërthim të tij. Ose momente që gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur në distancë ndaj drejtueseve të SPAK dhe kundërshtarëve të tjerë.

Pra e tillë mund të ishte edhe ky momenti që mund të ketë ndodhur tek makina. Një situatë tjetër është se ka pasur një debat të ashpër mes zotit Meta dhe Prokurorëve përfshirë dhe zotin Dumani. Masa e sigurisë është arresti me burg, dhe në vëzhgim mbahet për të evituar ndonjë situatë dhe tjetra për të mos dhënë arsye apo thënë që mund të jetë keqtrajtuar. Çdo situatë e padëshiruar mund të krijojë edhe ndonjë ngërç. Pas është krijuar një klimë që është e pakthyeshme që palët të kenë dialog”, tha ai, duke shtuar:

“Zonja Monika thotë se të gjitha kanë qenë veprime të saj dhe nuk ka pasur dijeni nga Meta, port ë gjitha këto duan kohën e tyre dhe aq më tepër kur jemi në një fushatë. Zoti Meta me siguri do të jetë në listë”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular