BallinaKronikeEMRAT/ Plagoset me armë zjarri një 41-vjeçar në Peqin, policia identifikon dhe...

EMRAT/ Plagoset me armë zjarri një 41-vjeçar në Peqin, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin! Detajet mbi ngjarjen

spot_img
spot_img

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje me Peqin

Policia bën me dije se një 41-vjeçar i identifikuar si Shkëlzen Cani është plagosur me armë në këmbë dhe ngjarja është zbuluar pasi ai është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

Menjëherë ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa autori është identifikuar si Aldo Tufa dhe është shpallur në kërkim.

Sipas bluve të Elbasanit, 41-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, Policia identifikon autorin dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes se njoftimit se në spitalin e Peqinit, është dërguar për mjekim, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi Sh. C., rreth 41 vjeç, banues në Peqin, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan u bë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. T, 26 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen “Xhami” Peqin, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç.

Shtetasi Sh. C., ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular