BallinaPolitike"Drejtësia e re është narkodrejtësi"/ Berisha: Departamenti i Drejtësisë në SHBA të...

“Drejtësia e re është narkodrejtësi”/ Berisha: Departamenti i Drejtësisë në SHBA të hetojë milionat e shpenzuara nga korruptokratët amerikanë

‘Drejtësia e re është narkodrejtësi’/ Berisha: Departamenti i Drejtësisë në SHBA të hetojë milionat e shpenzuara nga korruptokratët amerikanë

Por miqtë e mi, paraqita këto të dhëna sot para jush edhe për një arsye tjetër shumë madhore.
Gjithçka paraqita këtu lidhet me raportin e drejtësisë me diktatorin.
Të gjitha këto të dhëna tregojnë se drejtësia e re në Shqipëri është narkodrejtësi.
Është më keq se në Vietnam, është më keq se në Bjellorusi, është më keq se në Venezuelë, është më keq se në çdo diktaturë.
Atëherë, unë u bëj thirrje, i bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë të SHBA të nisë hetim për dhjetëra milionë dollarë të shpenzuara nga korruptokratët amerikanë.
Për të krijuar në Shqipëri sistemin monstër të drejtësisë.
I bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë, të mos mbështesë një organizatë kriminale që quhet Skapi i partisë.
I bëj thirrje Komisionit Europian të kërkojë me urgjencë Komisionin e Venecias, të mos mbështesë një instrument të diktaturës. Të diktaturës së bandave.
Të mos mbështesë një sistem drejtësie që nuk ekziston kund në botë, më i keq se në Vietnam, më i keq se në Bjellorusi, më i keq së në çdo vend.
I bëj thirrje, mos dëgjoni korruptokratët europianë, por dëgjoni specialistë, dëgjoni Komisionin e Venecias, dërgoni komisione dhe jo ata që mbi baza korruptive shkatërruan në Shqipëri sistemin e drejtësisë dhe vendosën një drejtësi kryekëput degë të PS.
Vendosën institucione, fytyra e vërtetë e të cilave është Irena Gjoka, është Altin Dumani, Arben Kraja, Millonai.
Janë një bandë kriminelësh, një organizatë kriminale që tregtojnë ligje me vrasës, me trafikantë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular