Këngëtarja e njohur Mira Konçi prej vitesh jeton së bashku me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Së fundmi këngëtarja është kthyer në Shqipëri për disa ditë pushime dhe kemi mundësinë ta shohim se si duket ajo në sot edhe pse është 46 vjeç, pa filtra dhe pa make up.
Nëna e dy fëmijëve ka lyer flokët në një nga sallonet e bukurisë në kryeqytet ku është fotografuar me look-un e ri.
Menjëherë sapo pamë imazhin e artistes kuptuam se ora ka ndalur për yllin e “Fatit i besoj” dhe ajo ka mbetur një zonjë njësoj e hijshme dhe e ëmbël si 20 vite më parë.