“Qeveria e Giorgia Melonit ka qenë serioze në politikën e jashtme”
Marrëveshja e nënshkruar mes vendit tonë dhe Italisë ka hapur një debat të madh politik në shtetin fqinj. E fundit që ka reaguar për këtë çështje është vajza e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.
Marina Berlusconi mbrojti qëndrimet e qeverisë së Giorgia Melonit dhe pati edhe një koment për vendimet e drejtësisë lidhur me këtë çështje.
“Disa gjyqtarë nuk janë armiq të babait tim apo të Melonit, por janë armiq të vendit. Unë kam një opinion pozitiv për qeverinë. Në këto dy vite qeveria ka qenë serioze dhe autoritare në politikën e jashtme, duke u frymëzuar nga vlerat e europianizmit dhe ekonomia ka përfituar prej saj dhe këtë e tregojnë edhe faktet”, tha ajo.
Interesit të gazetarëve nëse do të merret me politikë në të ardhmen, Marina Berlusconi thotë se do t’i përkushtohet vetëm sipërmarrjes.
“Babai më ka këshilluar gjithmonë kundër kësaj. Unë jam një sipërmarrëse, më pëlqen ajo që bëj dhe kjo është ajo që dua të vazhdoj të bëj edhe në të ardhmen”, tha Marina Berlusconi.
Deklaratat, vajza e ish-kryeministrit italian i bëri gjatë inaugurimit të librarisë së saj të re në Romë.