BallinaAktualitetAvokat Baftjar Rusi: Si e kam njohur Altin Dumanin, prokurorin garant të...

Avokat Baftjar Rusi: Si e kam njohur Altin Dumanin, prokurorin garant të zbatimit të ligjit dhe shpresën e shqiptarëve

spot_img
spot_img

Nga av.BAFTJAR RUSI
Unë e kam njohur herët, që në fëmijërinë e tij, ka qenë përherë kurajoz, bir i Grykës së Vogël dhe të një familje me vlera dhe përkushtim në zonë, trevë dhe më gjerë….
Krenari si bir dhe djalë Shtushe dhe Zogje të Dibres, u rrit, maturua dhe kristalizua si studioz, korrekt dhe dinjitoz si rrallëkush, u shkollua në auditoret e Fakultetit të Drejtësisë, aty ku karakteri dhe virtyti i tij u formësua si vlerë dhe brumosje me jurisprudencën hyjnore, nga auditorët filloi të aplikoj detyrën e prokurorit, ku në kohe trazirash dhe dallgësh ekstreme, i takoi të bëj detyrën e Kryeprokurorit të Tropojës, ku tregoi dhe manifestoi vlera dhe performancë të arrira të drejtësisë dhe përfaqësimit të akuzës dhe dinjitetit të prokurorit, edhe pse i ri në moshë, por i pjekur në detyrë dhe aftësi profesionale ….
Më tej në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës si drejtues, Prokurorinë e Apelit Tiranë, Prokurorinë e Krimeve të Rënda si Drejtues, pasi kaloi pa asnjë hije dhe cen KPK dhe pa ankim (vetingun), mori pikët maksimale si Prokuror i Spakut dhe së fundmi si Drejtues i SPAKUT, nën bekimin dhe këmbënguljen për ta marrë atë detyrë nga SHBA, ai tregoi vlera dhe mbivlera nën drejtimin e SPAK-ut gati prej dy vitesh, aq sa po merr notën pozitive dhe politika dhe ëndrra e shqiptareve, nga puna dhe performanca e tij, për tu bërë anëtare të Unionit Europian dhe familjes se saj, si motiv i hershme i shqiptarëve.
Altin Dumani, i tillë ka qene dhe mbetet si karakter, si kulturë njerëzore dhe juridike, ai dijet, virtytin dhe tipin e prokurorit, duket sikur e ka të lindur në profilin e drejtësisë dhe rendit juridik, ai nuk njeh kompromis me ligjin dhe drejtësinë për subjektin që heton dhe procedon, ai është në kufijtë e shenjtërisë dhe tempullit të së drejtës, kështu ka qene që në hapat e para të punës, kudo dhe kurdoherë, që ka ushtruar aktivitetin e detyrën e prokurorit, ai ishte vjet njeriu i vitit, do dale dhe këtë vit dhe ka hyrë dhe do mbetet në histori.
Ai po përballet me krimin e organizuar dhe krimin shtetëror, pa asnjë hezitim, ai po i jep vlerë kombit dhe doktrinës së jurispodencës, ai ka mbet shpresa e shqiptarëve dhe politikës kombëtare dhe Amerikës për t’u integruar në Europë, ai është bërë tmerri i krimit dhe kriminelëve, ai ka një emër Altin dhe mbiemër Dumani, që po u mëson dhe juristëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve, se si duhet të punojnë dhe obligohen nën betim e së drejtës dhe vlerës hyjore të saj, ai është tema e ditës, shpresa dhe mbivlera e kohës tonë, ai ka bërë histori dhe do të mbetet i palëkundur si beden i historisë kombëtare, me atë që bën, mirësinë që dhuron Shqipërisë dhe shqiptarëve…
Urimi jonë, ta kemi me shëndet dhe jetë, zoti e ruajt dhe mbroj nga e keqja dhe dashakeqësit sot, mot dhe 100 vjet, për veten, familjen dhe të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ky urim është pjesë Grykës Vogël, si një nga 9 malet e trevës së Dibrës, pastaj i Dibrës dhe shqiptarëve kudo që janë, brenda dhe jashtë kufijve të tokës arbnore…..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular