As aq keq sa në pjesën e parë të duelit kundër Borusias së Dortmundit, as aq mirë sa në të dytën në po atë takim ku shënoi pesë gola. Kështu mbërrin Reali i Madridit, në afat të mesëm, për duelin e së shtunës në mbrëmje kundër Barcelonës (21:00). Midis dyshimeve për mungesën e dinamizmit të tij dhe ekstazës së grushtit të tij të hekurt me dy sulmuesit Vinicius dhe Mbape që ndezën turbon për të përmbysur një humbje që dukej e nënshkruar.
Një situatë, pa dyshim, komplekse dhe mbi të gjitha e pasigurt, sepse duke shfaqur fytyra të ndryshme në një kohë shumë të shkurtër, brenda një ndeshjeje, nuk parashikohet qartë se me cilën prej dy fytyrave do të shfaqet Reali sapo topi të rrotullohet në “Santiago Bernabeu”. Në futbollin e madh, diferencat e të luajturit në fushën tënde apo në transfertë bën pak ndryshim.
Por kjo nuk vlen për të gjithë dhe Reali i falet faktorit “Bernabeu” për të shtuar një dozë adrenaline më shumë që i lejon të shpërfytyrojë kundërshtarët, madje edhe ata më të frikshmit. Është e vërtetë që për Realin, të luajë në shtëpi para tifozëve të vet, është një plus. Dhe se ai ka detyrimin të dominojë lojën, ose të paktën të përpiqet, prandaj ka mundësi që të jetë ajo që ai tregon në fillim.
MUNGESAT E RËNDËSISHME – Përtej dëshirës, ekziston mundësia për të arritur objektivat. Kjo është duke shfrytëzuar lojtarët në dispozicion. Dhe këta, për fat të keq për “Los Blancos”, nuk janë të gjithë dhe ata që mungojnë, veçanërisht Karvahal dhe Kurtua (shto Alaba, Brahim Diaz, Rodrigo…), janë nga kategoria e panegociueshme, ndaj ka shumë mundësi që të “mungojnë”.
Dëmtimi më i fundit i Rodrigos mund ta detyrojë trajnerin Ançeloti të shpikë një tjetër skemë për Barcelonën. Mungesa e brazilianit i lë të hapur rrugën Ançelotit për të vënë bast për 4-4-2 me një mesfushë në formë rombi, me Vinicius dhe Mbape në front për të ndihmuar nga Bellingam në majën e rombit, skemë kjo që rezultoi vendimtare në sezonin e kaluar.
INDIVIDUALITETET DHE KOLEKTIVI – Braziliani dhe francezi janë argumentet më të forta me të cilat vjen Reali në këtë ndeshje. Mes tyre kanë shënuar 16 gola këtë sezon në të gjitha garat dhe pak nga pak po tregojnë se po nisin një seri të mirë. Pastaj braziliani vjen më i karikuar se kurrë, në ekstazë pas tripletës në Champions kundër Dortmundit.