BallinaKronikeNjë 31-vjeçar gjendet i shtrirë në rrugë, i riu ndërron jetë në...

Një 31-vjeçar gjendet i shtrirë në rrugë, i riu ndërron jetë në spital si pasojë e plagëve! Çfarë dyshon policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku sipas policisë një 31-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë.

Sipas policisë, dyshohet se i riu ka rënë nga kati i pestë i një pallati. AI është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marrë ka ndërruar jetë.

I riu u gjet i shtrirë në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, në sheshpushimin e një pallati.

Njoftimi: 

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, shtetasi M. Rr., 31 vjeç, banues në rrugën “Myslym Keta”.

Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.

Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular