Shqipëria shumë shpejt do të ketë fluturime direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur Kryeministri Rama, gjatë takimit të tij me qytetarët shqiptarë në Nju -Jork.
Kreu i qeverisë tha se aktualisht Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po negocion me kompaninë amerikane “Delta” për fluturime direkte.
“Aktualisht aeroporti po negocion me kompaninë amerikane “Delta” për të filluar fluturimet direkte nga Amerika në Shqipëri”, tha Kryeministri.
“Ajo që më jep kënaqësi është se kompania Delta ka shprehur interes është se edhe tur operatorët në Amerikë kanë kërkesa të rritura nga qytetarët amerikanë për të vizituar Shqipërinë me fluturime direkte”- u shpreh Rama.