BallinaPolitikeBerisha e akuzoi se i dha Edi Ramës 460 mijë euro, reagon...

Berisha e akuzoi se i dha Edi Ramës 460 mijë euro, reagon Monika Kryemadhi

spot_img
spot_img

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, iu përgjigj Sali Berishës, që e akuzoi nga maja e ballkonit se i kishte dorëzuar 460 mijë euro Edi Ramës.

Ajo tha se Berishën e kanë ngatëruar.

Nën masë sigurie detyrim paraqitje, deputetja e PL foli për gazetarët para se të hynte në Parlament, ku u pyet nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të Sali Berishës, i cili ka thënë se Monika Kryemadhi i ka dhënë Ramës një shumë parash prej 460 mije eurosh.

Sipas Kryemadhi kjo nuk është e vërtetë, duke theksuar: “Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi”

“Kush ja ka paguar kurimin e djalit në Amerikë dhe sa i ka kushtuar?

E dyta, nuk  është e vërtetë ajo që tha, doktorit do ja kenë ngatërruar.

Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi.

Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama, mos u shqetësoni”, tha Kryemadhi.

“Të dashur miq, sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë ‘ladro utile’, hajdut i dobishëm, Lefter Kokës i erdhën dy pare mend.

Iu rikthye edhe guximi.

Sot, në sallën e gjyqit, ai deklaroi se nuk jam unë autori i djegësve, se ‘peshku i madh’ është në telefonin e zonjës Kryemadhi.

Miq, Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se ‘peshku i madh’ është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama.

Ndaj dhe këtu para jush, i bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjthë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. 


Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave.

Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës.

Por, çdo politikan dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre.

Dhe kur prokuroria është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, me denoncimin publik, me gjyqin publik ndaj shqiptarëve”, tha Berisha pak ditë më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular