BallinaAktualitetMesazhi nga Spanja që ka alarmuar familjen, motra e 37-vjeçarit: I tregova...

Mesazhi nga Spanja që ka alarmuar familjen, motra e 37-vjeçarit: I tregova fotot e fëmijëve, ai qau dhe…

spot_img
spot_img

Orgel Fusha, 37 vjeç, ndodhet në Spanjë që prej gjashtë muajsh, por ka shkëputur kontaktet me familjen prej 20 tetorit.

Familjarët e tij janë alarmuar pas një mesazhi që ai u ka dërguar atyre, duke i thënë që të kujdesen për fëmijët.

“Hallall ma bëj gjirin, fëmijët bab shikoji. Bëhu e fortë”, ishte mesazhi i fundit që ai i dërgoi të ëmës, një mesazh që ka ngritur dyshime të forta mbi fatin e 37-vjeçarit.

Ndërkohë motra e tij, Marsela Fusha ka reaguar duke sqaruar më shumë rreth dinamikës së kësaj ngjarje.

Ajo tregon edhe bisedën e fundit që ka pasur më të vëllain, i cili i ka thënë se është në rrezik.

“I është dërguar mamit tim në datën 20 në darkë, rreth orën 20:00. Në atë orë, kam folur edhe unë me të dhe më ka thënë ‘jam në rrezik’. I thashë ik nga ai vend, e pyeta ku ndodhesh. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. I kam treguar fotot e fëmijëve, ai qau dhe më mbylli telefonin. Kjo ka qenë biseda e fundit”, ka treguar motra në emisionin “Shqipëria Live”.

Pyetje: E vure re të ishte i shqetësuar? Pse nisi të qante? Pse tha jam në rrezik?

Motra e Orgelit: Nuk e di as vetë, ai nuk tregonte. Ishte shumë i mbyllur

Pyetje: Në çfarë vendi të Spanjës qëndronte vëllai dhe me kë qëndronte

Motra e Orgelit: Me shokët iku, unë as nuk i njoh. Vetëm na thoshte që jam në Spanjë. Edhe kur i thashë ik nga ai vend ku je se je në rrezik, më ka thënë ‘nuk kam lekë, nuk di rrugë ku të shkoj’.

Pyetje: Sa fëmijë ka vëllai juaj

Motra e Orgelit: Dy fëmijë

Pyetje: Nëse mund t’ju pyes, vëllai juaj është ende i martuar

Motra e Orgelit: Është i ndarë

Pyetje: Ju nuk keni asnjë lloj kontakti të miqve të tij në Spanjë, që mund t’i pyesni

Motra e Orgelit: Asnjë! Ne një lajm presim, të na thotë që është gjallë, ose çfarë ka ndodhur me të. Vetëm të na kontaktojnë ku është

Pyetje: Çfarë kujtoni nga biseda e fundit me të, çfarë detajesh mbani mend, ku ndodhej

Motra e Orgelit: Nuk e di, ishte errësirë, ishte shumë i frikësuar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular