Kolegji Univesitar i Biznesit (KUB) në Tiranë në kuadrin e muajit të letërsisë me datën 23 tetor 2024 organizoi në një sallat e tij, takimin me shkrimtarin, poetin, publicistin dhe studiuesin Sakip Cami për të promovuar romanin e tij “Matura 72” dhe krijimtarinë e tij ndër vite.
Përveç studentëve morën pjesë edhe një grup maturantësh të Gjimnazit “Aleks Buda”.
Takimin e moderoi Prof Assoc Dr Mira Andoni, e cila pasi foli për veprimtarinë krijuese të autorit Sakip Cami ndër vite ja dha fjalën autorit, ish maturant i vitit 1972 për të shprehur ndjesitë e tij se si e shkroi këtë roman sa autobiografik, aq edhe përgjithësues e tregues i viteve 70 të shekullit të kaluar.
Të rinjtë e të rejat ju drejtuan me shumë pyetje autorit rreth romanit dhe jetës së atyre viteve.
Prof Assoc Dr Edit Bregu e falenderoi dhe e përgëzoi autorin për librat e botuar ndër vite dhe për dhurimin e tyre pjesëmarrësve të pranishëm.
Të dhëna për autorin:
Sakip Cami lindi në Bulqizë më 6 shkurt 1954. Mesimet e para i kreu në Viçisht dhe Gjoricë të Dibrës. Shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në qytetin e Laçit nga viti 1968 – 1972. Studimet ushtarake i përfundoi në vitin 1976 në Akademinë Ushtarake Tiranë.
Ka shërbyer si oficer për 20 vjet me radhë në Burrel, Bulqizë, e Peshkopi ku ka njohur nga afër visaret popullore të Dibrës. Nga viti 1997 e deri në vitin 2003 ka shërbyer në Tiranë, në fillim në Forcat Ajrore e më pas redaktor në gazetën “Ushtria” dhe specialist për shtypin, mediat dhe botimet në Drejtorinë e Shtypit dhe informacionit në Ministrinë e Mbrojtjes.
Shtator – dhjetor 2003, redaktor lajmesh në KOHA TV.
Janar 2004 qershor 2005 specialist për publicitetin dhe marrëdhëniet me median e publikun në kompaninë e sigurimeve “SIGMA”.
Qershor 2005 – shkurt 2006 specialist për emergjencat civile në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
Tani është gazetar dhe shkrimtar i lirë.
Ka marrë pjesë në disa stërvitje shumëkombëshe brenda dhe jashtë vendit si gazetar ushtarak dhe oficer shtypi e informacioni, në Turqi, Bullgari, Gjermani, Suedi, dhe SHBA.
Është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” për krijimtarinë publicistike dhe letrare si dhe me urdhërin e Sherbimit Ushtarak të klasit të tretë për kontributin e tij në radhët e Forcave të Armatosura.
Ka botuar qindra artikuj në organet e shtypit si ne gazetën “Luftëtari”, “Ushtria”, revistën ” Mbrojtja”, “Policia”, gazetën “Shekulli”, Zëri i Popullit”, “Rilindja Demokratike”,”Albania”, “Republika”,”Telegraf”,”Veterani”,”Dibra”,” Bulqiza”,” Ushtima e Maleve”,”Kastriotet”, “Rruga e Arbërit” etj.
Ka qenë redaktor i gazetës “Ushtria”, zv.kryeredaktor i gazetës lokale pluraliste “Bulqiza” gazetës së parë të këtij rrethi, kryeredaktor i gazetës “Stebleva” etj.
Ka redaktuar gjithashtu edhe disa libra me poezi dhe publicistikë.
Në Bibliotekën Kombëtare në emër të tij janë regjistruar mbi 100 libra, artikuj e redaktime.
Disa nga botimet e tij: