Nga Azgan Haklaj
Alarmi që lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti ngre në letrën e tij derguar faktorëve relevantë ndërkombëtar e rajonal nuk është një surprizë.
Shenjat e këtij veprimi represiv e shovinist u dhanë gjatë fushatës zgjedhore nga koalicioni që sot ka mazhorancën dhe udhëheq këtë vend.
Retorikat elektorale fatkeqësisht po materizohen me veprime e ndërhyrje konstuitive duke kompromentuar rëndë sistemin e brishtë gjyqësor të një vendi që aspiron për në BE.
Natyrisht që këto ndryshime të parashikuara në ligjin për përdorimin e gjuhëve më së pari prekin shqiptarët por në thelb trondisin bashkëjetesën nacionale në vend me pasoja e efekt edhe në rajon.
Me këtë veprim të palogjikë e konflikt-nxitës de facto bie Marreveshja e Ohrit sikundër ka rënë tashmë dhe sistemi qeverisës Badinter. Por rreziku më i madh qëndron në prapavijën e këtyre veprimeve të rezikshme e sistematike në këtë vend që është antar i NATO-s. Ata që qëndrojnë energjikisht pas perdes së lojës së rezikshme e kësaj sallate maqedone janë vetë Rusia dhe Serbia.
Nëse deri dje ne shqiptarët së bashku me aleatët tanë strategjikë kemi paralajmëruar shkallzimin e influencës ruse në Ballkan sot nuk flitet për përshkallëzim për një ulje këmbëkryq të Rusisë në rajon.
Situata e nderë gjeopolitike sidomos ajo në konfliktin ruso-ukrainas e ka bërë plan të ditës të Rusisë ndezjen e një vatre tjetër lufte.E ku më tepër se në rajonin tonë është më afër kur dihet se aty gjithmonë ka barut të gatshëm për tu ndezur.
Letra shqetësuese e Ali Ahmetit në fakt duhet konsideruar së pari nga Shqipëria si antare e NATO-s dhe e organizmave relevante ndërkombëtare.
Eshtë e shkruar në Kushtetutën e Shqipërisë e sanksionuar e drejta dhe detyra e saj të interesohet për fatin e bashkëkombasve të
saj.
Në këto kushte duhet vepruar me energji, shpejtësi e agresivitet diplomatik sa nuk është tepër vonë…!
Ali Ahmeti dhe BDI kanë filluar takimet me shqiptarët me moton:
Gardianë të lirisë, përfaqësimit të drejtë dhe barazisë!
Gardianë të paqes, përfaqësimit të drejtë dhe barazisë!/Nga Azgan Haklaj
RELATED ARTICLES