Kandidati republikan për president, Donald Trump ka përmbyllur fushatën zgjedhoren përballë kandidates demokrate, Kamala Harris, në vendlindjen e tij, Nju Jork.
Në fjalimin e fundit, Trump përsërisiti se nëse ai votohet President jeta e amerikanëve do të jetë më e mirë.
“Por që kjo të ndodhë, ne duhet të mposhtim Kamala Harrisin dhe të ndalojmë një axhendë radikale të majtë me një fitore dërrmuese që nuk do të mund të manipulohet”, tha Trump.
Trump përdori retorikën e tij të zakonshme lidhur me politikën e jashtme dhe imigracionin, duke kërkuar dënimin me vdekje për çdo migrant që vret një shtetas amerikan.
“Për vite kemi shpenzuar për vende të huaja, i jemi kushtuar mbrojtjes së kufijve të huaj dhe territoreve të huaja, por tani më në fund do të ndërtojmë vendin tonë, do të mbrojmë kufijtë tanë dhe do të mbrojmë qytetarët tanë. Quhet ‘Amerika e Para’ dhe do të ndodhë në nivele të papara”, shtoi ai.
Ish-Presidenti u ndal gjattë edhe tek ekonomia, që ka qenë edhe çështja kryesore e fushatës.
“Nëse Kamala Harris merr edhe katër vite të tjera, ekonomia jonë nuk do të mund të rimëkëmbet kurrë. Nëse fitoj unë, ne do të ndërtojmë me shpejtësi ekonominë më të madhe në historinë e botës”, pwrfundoi Trump.
Kundërshtarja e Trump, Kamala Harris e mban fjalimin përmbyllës më vonë këtë të martë.