SPAK ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Devollit, Eduard Duro.
Duro akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’, pasi ka licencuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje.
Pas marrjes si të pandehur, Duro ka reaguar duke thënë se ka firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji.
“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.
Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.
Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar Eduard Duro.
Kujtojmë se pak ditë më parë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme është marrë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca.
Ndreca akuzohet për pabarazi në tendera.