BallinaKronikeVodhi “Range Rover” në servis, identifikohet autori! 32-vjeçari me precedentë të mëparshëm...

Vodhi “Range Rover” në servis, identifikohet autori! 32-vjeçari me precedentë të mëparshëm u pikas nga kamerat

spot_img
spot_img

Policia ka identifikuar autorin e grabitjes së mjetit tip “Range Rover” në servisin në Kavajë.

I riu me iniciale  I. H., banues në Durrës, është vendosur në prangat e policisë dhe rezuton me precedent për të njëjtin krim. “Range Rover” u grabit më 28 Tetor dhe u gjet në Shkozet, ndërsa autori u pikas nga kamerat e sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Kavajë

Vodhi një automjet tip “Range Rover”, në një servis në lagjen nr. 7, identifikohet, lokalizohet dhe kapet 32-vjeçari, shtetas me precedent për të njëjtin krim.

Policia gjeti automjetin e vjedhur.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se gjatë mëngjesit të datës 28.10.2024, në servisin në pronësi të tij, ishte vjedhur një automjet tip “Range Rover”, Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, identifikoi dhe kapi autorin e dyshuar të kësaj vjedhjeje, shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u mundësua gjetja e automjetit të vjedhur, i cili u sekuestrua bashkë me 2 celularët e të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular