Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja është shprehur se fokusi i qeverisë janë pagat, pasi ndikojnë direkt në rritjen e kontributeve.
Ministri Gonxhja: Fokusi kryesor i joni janë pagat, i gjithë themeli i asaj që ndikon dhe efekton pensionet janë kontributet, paga reale, paga sa më e lartë. Ky është fokusi ynë, çon direkt në rritjen e kontributeve.
Do të ishte përpjekja jonë më e madhe dhe më e suksesshme në raport me skemën e pensioneve për të ulur mbetet një deficit.
Kjo që të rrisim mundësinë nga ana e buxhetit të shtetit që të ndërhyjmë si përmes rrijtjes së të ardhurave, uljes së deficitit, për të krijuar një mundësi më të madhe për të ndërhyrë direkt në rritjen e pensioneve gradualisht në vitet që vijnë.