BallinaAktualitet“Rama i mërzitur nga arrestimi i Metës”, Kikia: Nuk ka më asnjë...

“Rama i mërzitur nga arrestimi i Metës”, Kikia: Nuk ka më asnjë kundërshtar që ta përdorë në zgjedhje

spot_img
spot_img

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume deklaroi sot në “Quo Vadis” në ekranin e Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, se opozita nuk duhet të shkojë në zgjedhje e përçarë, pasi mundësia që të jetë e suksseshsme është e vogël. Sipas zotit Kume, opozita ka përballë një kundërshtar të fortë, siç është mazhoranca, e cila ka të gjitha insturmetet që i duhen pasi është në pushtet.

Kristaq Kume: Sa më e fragmentuar të jetë opozita aq më shumë zvogëlohet mundësia që të jenë të susksesshëm. Kanë përbllë një kundërshtar i cili është në qeverisje dhe qeverisja të jep mundësi të bësh një garë të suksesshme sepse ka instrumenta. Opozita është copë, e ndarë rrugës. Kjo e bën pak të suskseshme garën. Pse nuk bashkohen kur të gjithë deklarojnë një qëllim? Dhe qëllimi është të ndryshojmë mënyrën e qeverisjes. Nëse nuk bëhen bashkë nuk kanë për të fituar asgjë.

Ndërkohë analisti Mentor Kikia, pjesë e panelit të të ftuarve në “Quo Vadis” tha se Rama kishte Berishën dhe Metën rivalët më fantastikë për të bërë luftën e tij pasi ka fituar dy palë zgjedhje. Tani me nxjerrjen e tyre nga skena politike, rriten shanset që persona të cilët nuk mbështetin Berishën dhe Metën, por nuk duan t’i japin Ramën një mandat të katërt, të mbështesin “opozitën e re.”

Mentor Kikia: Gjithë kësaj historie jam i prirur t’i shikoj anën pozitive. Ai grup njerëzish që shpreson ta tërheqë opozita e re…opozita e re është përgatitur të tërheqë njerëzit që nuk mbështetin Ramën, Berishën dhe Metën, dhe nuk janë pak. Me nxjerrjen e Berishës dhe Metës nga skena, krijon mundësi që ky grup që nuk mbështet Ramën për një mandat të katërt, të mbështesë këtë opozitë të re. Rama është i mërzitur me arrestimin e Metës sepse i bie tabela. Që thotë “unë para, këta të dy mbrapa”. Rama nuk ka rivalë tani që të tregojë me gisht. Rama kishte Berishën dhe Metën rivalët më fantastikë për të bërë luftën e tij. Me këta ka fituar dy zgjedhje. Vija e kuqe e evropianëve dhe ndërkombëtarëve ishte Berisha dhe Meta. Me rënien e dyshes Berisha Meta kush tha që ndërkombëtarët nuk mund të mbështesin opozitën pa Berishën kandiadat për kryeminsitër?/vizionplus.tv

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular